PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 40/2018, datë 9 korrik 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 40/2018
- Data e miratimit
- 9 korrik 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 111, 30 korrik 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2018-07-30
LIGJ
Nr. 40/2018
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN
E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 92/2014, “Për ta timin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhet kjo shtesë:
Neni 1
Në nenin 49, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“5. Për strukturat, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas
legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit, aplikohet shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar 6
për qind për furnizimin e shërbimit të akomodimit dhe restorantit, me përjashtim të pijeve. Personi i
tatueshëm, që aplikon shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar 6 për qind, është personi i
regjistruar me NIPT/NUIS, vetëm për zhvillimin e veprimtarisë pritës e të certifikuar si
“agroturizëm””.
Neni 2
Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019.
Miratuar në datën 9.7.2018
Shpallur me dekretin nr. 10843, datë 26.7.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir
Meta
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.