Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 41/2018, datë 9 korrik 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
41/2018
Data e miratimit
9 korrik 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 111, 30 korrik 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2018-07-30

LIGJ

Nr. 41/2018

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN

E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 113, pika 1, shkronja “ç”, 155 dhe 157, pika 3, të

Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 27, të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar,

pas pikës 7 shtohet pika 8 me këtë përmbajtje:

“8. Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse edhe investimet e subjekteve, të cilat zhvillojnë

veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit.”.

Neni 2

Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019.

Miratuar në datën 9.7.2018

Shpallur me dekretin nr. 10844, datë 26.7.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir

Meta

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.