Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 39/2018, datë 9 korrik 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
39/2018
Data e miratimit
9 korrik 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 134, 18 shtator 2018
Hyn në fuqi
3 tetor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 134, datë 2018-09-18

LIGJ

Nr. 39/2018

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR

TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 8/1, pika 11, paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:

“11. Të ardhurat e realizuara nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore nga një

fermer i regjistruar te një fermer tjetër apo një person fizik a juridik që kryen aktivitet bujqësor.

Përjashtohen, gjithashtu, rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë brenda lidhjes gjinore burrë, grua,

fëmijë, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur pasuria rrjedh nga bashkëpronësia e

detyrueshme e fituar në bazë të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, të ndryshuar.”.

Neni 2

Në nenin 11, pika 1, ndryshohet si më poshtë:

“1. Fitimi kapital i realizuar si rezultat i kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e

paluajtshme, ndërtesë, truall dhe tokë bujqësore, tatohet me normën 15 për qind.

Shkëmbimi i truallit me sipërfaqe ndërtimi, në bazë të një kon trate shkëmbimi, nuk përbën

moment për llogaritje të ndonjë fitimi kapital nga transferimi i pasurisë së paluajtshme.”.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.