Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME VENDIN PRITËS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Ligji nr. 44/2018, datë 19 korrik 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
44/2018
Data e miratimit
19 korrik 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 111, 30 korrik 2018
Hyn në fuqi
14 gusht 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2018-07-30

LIGJ

Nr. 44/2018

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME VENDIN PRITËS NDËRMJET

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja me vendin pritës ndër mjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të

Ballkanit Perëndimor, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 19.7.2018

Shpallur me dekretin nr. 10847, datë 26.7.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir

Meta

MARRËVESHJE

ME VENDIN PRITËS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

FONDIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Republika e Shqipërisë, në vijim e referuar si “Vendi Pritës” dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor, në

vijim i referuar si “Fondi”, të dyja së bashku të referuara si “Palët”,

duke iu referuar “Marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor”, të nënshkruar në

Pragë, më 13 nëntor 2015;

duke vërejtur se Marrëveshja parashikon krijimin e Selisë së Fondit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë,

Republika e Shqipërisë;

duke dëshiruar rregullimin e privilegjeve dhe imuniteteve të nevojshme për funksionimin dhe

përmbushjen e suksesshme të misionit të Fondit,

kanë rënë dakord si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.