PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9669, DATË 18.12.2006, “PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 47/2018, datë 23 korrik 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 47/2018
- Data e miratimit
- 23 korrik 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 115, 3 gusht 2018
- Hyn në fuqi
- 18 gusht 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2018-08-03
LIGJ
Nr. 47/2018
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9669, DATË 18.12.2006, “PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim:
1. Parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje në të gjitha format e saj, me anë të masave të përshtatshme ligjore dhe të masave të tjera të nevojshme.
2. Garantimin e mbrojtjes me masa ligjore dhe me masa të tjera të nevojshme të pjesëtarëve të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar, si dhe të çdo individi, subjekt i këtij ligji, sipas nenit 3, të tij, që paraqet nevoja të veçanta mbrojtjeje.”.
Neni 2
Në nenin 2, pika 1, shkronja “c”, fjala “gjyqësor” zëvendësohet me shprehjen “sistemit gjyqësor”.
Neni 3
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 3
Përkufizimet
Në këtë ligj, përveç kur parashikohet shprehimisht ndryshe në dispozita të veçanta të tij, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.