Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “HEKURUDHAT SHQIPTARE - REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE TIRANË–DURRËS DHE NDËRTIMI I LINJËS HEKURUDHORE PËR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS”, NË KUADËR TË GRANTIT TË INVESTIMIT NGA FONDI I PËRBASHKËT EVROPIAN I BALLKANIT PERËNDIMOR

Ligji nr. 52/2018, datë 23 korrik 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
52/2018
Data e miratimit
23 korrik 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 116, 6 gusht 2018
Hyn në fuqi
21 gusht 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 116, datë 2018-08-06

LIGJ

Nr. 52/2018

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “HEKURUDHAT SHQIPTARE - REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE TIRANË–DURRËS DHE NDËRTIMI I LINJËS HEKURUDHORE PËR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS”, NË KUADËR TË GRANTIT TË INVESTIMIT NGA FONDI I PËRBASHKËT EVROPIAN I BALLKANIT PERËNDIMOR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare - rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë–Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, me një grant investimi nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor në shumën 35 435 000 (tridhjetë e pesë milionë e katërqind e tridhjetë e pesë mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 23.7.2018

Shpallur me dekretin nr. 10855, datë 31.7.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

VERSION NËNSHKRIMI

(Numri i operimit: 48466)

MARRËVESHJE GRANTI

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.