PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR SHTESËN E FINANCIMIT PËR PROJEKTIN E MODERNIZIMIT TË ASISTENCËS SOCIALE
Ligji nr. 53/2018, datë 23 korrik 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 53/2018
- Data e miratimit
- 23 korrik 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 116, 6 gusht 2018
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 116, datë 2018-08-06
LIGJ
Nr. 53/2018
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR SHTESËN E FINANCIMIT PËR PROJEKTIN
E MODERNIZIMIT TË ASISTENCËS SOCIALE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e financimit për projektin e modernizimit të asistencës sociale, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 23.7.2018
Shpallur me dekretin nr.10856, datë 31.7.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
HUAJA ORIGJINALE NUMËR 8141-AL
HUAJA NUMËR 8841-AL
MARRËVESHJE HUAJE
(FINANCIM SHTESË PËR PROJEKTIN E MODERNIZIMIT TË ASISTENCËS SOCIALE) NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
Marrëveshje e lidhur në datën e nënshkrimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka).
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.