PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE CASSA DEPOSITI E PRESTITI S.P.A. PËR PROGRAMIN E ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL NËPËRMJET INOVACIONIT
Ligji nr. 51/2018, datë 23 korrik 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 51/2018
- Data e miratimit
- 23 korrik 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 116, 6 gusht 2018
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 116, datë 2018-08-06
LIGJ
Nr. 51/2018
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE CASSA DEPOSITI E PRESTITI S.P.A. PËR PROGRAMIN E ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL NËPËRMJET INOVACIONIT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A. për programin e arsimit dhe formimit profesional nëpërmjet inovacionit, me një hua të butë, në shumën 5 000 000 (pesë milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 23.7.2018
Shpallur me dekretin nr.10854, datë 31.7.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
F.ROT./AID 16/005/00
MARRËVESHJE FINANCIARE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË DHE CASSA DEPOSITI E PRESTITI S.P.A. 5,000,000.00 EURO,
“PROGRAMI I ARSIMIT DHE I FORMIMIT PROFESIONAL NËPËRMJET INOVACIONIT”
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.