Ligj

PËR PROFESIONIN E AVOKATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 55/2018, datë 23 korrik 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
55/2018
Data e miratimit
23 korrik 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 123, 17 gusht 2018
Hyn në fuqi
1 shtator 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 123, datë 2018-08-17

LIGJ

Nr. 55/2018

PËR PROFESIONIN E AVOKATIT

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të organizimit dhe funksionimit të profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen dhe garantimin e ushtrimit të profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë, si një profesion i lirë, i pavarur, i vetërregulluar dhe i vetëdrejtuar në funksion të mbrojtjes së interesave individualë dhe kolektivë të subjekteve që ai përfaqëson.

Neni 3

Parimet

1. Profesioni i avokatit udhëhiqet nga parimet bazë të profesionalizmit, etikës, besnikërisë, integritetit dhe konfidencialitetit.

2. Avokati, gjatë ushtrimit të profesionit, udhëhiqet në mënyrë parësore nga interesat e klientit që përfaqëson.

Neni 4

Shërbimi i avokatisë

Avokati ushtron veprimtarinë e tij nëpërmjet:

a) këshillimit ligjor të personave fizikë dhe juridikë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.