Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 69/2012, “PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 48/2018, datë 23 korrik 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
48/2018
Data e miratimit
23 korrik 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 115, 3 gusht 2018
Hyn në fuqi
18 gusht 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2018-08-03

LIGJ

Nr. 48/2018

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 69/2012, “PËR SISTEMIN

ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Ku shtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 2, pas pikës 23 shtohen pikat 24 e 25 me këtë përmbajtje:

“24. “Certifikimi i drejtuesve të institucioneve arsimore parauniversitare” është procesi i pajisjes së

tyre me certifikatë për drejtimin dhe administrimin e institucionit arsimor parauniversitar, pas trajnimit të kryer

në institucionin përkatës, të ngarkuar për këtë qëllim.

25. “Portali “Mësues për Shqipërinë”” është platformë online, ku kandidatët për mësues në sistemin e

arsimit parauniversitar regjistrohen për të marrë pjesë në konkurrim për një pozicion të lirë pune. Kjo

platformë realizon renditjen e kan didatëve, bën shpalljen e vendeve të lira dhe procesin e pranimit të

kandidatëve për mësues në pozicionin e lirë të punës në institucionet e arsimit parauniversitar.”.

Neni 2

Neni 25 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 25

Funksionet kryesore të ministrisë dhe institucioneve të saj të varësisë

1. Funksionet kryesore të ministrisë janë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.