Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN E KONEKTIVITETIT TË RRUGËVE RAJONALE DHE LOKALE

Ligji nr. 54/2018, datë 23 korrik 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
54/2018
Data e miratimit
23 korrik 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 116, 6 gusht 2018
Hyn në fuqi
21 gusht 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 116, datë 2018-08-06

LIGJ

Nr. 54/2018

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN E KONEKTIVITETIT TË RRUGËVE RAJONALE DHE LOKALE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 23.7.2018

Shpallur me dekretin nr. 10860, datë 31.7.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

HUAJA NUMËR 8850-AL

MARRËVESHJE HUAJE

(PROJEKTI PËR KONEKTIVITETIN E RRUGËVE RAJONALE DHE LOKALE) NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Marrëveshje që mban datën e nënshkrimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka). Huamarrësi dhe Banka bien dakord si më poshtë:

Neni I

Kushtet e përgjithshme; përkufizime

1.01 Kushtet e Përgjithshme (siç përcaktohen në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje) zbatohen dhe janë pjesë e kësaj Marrëveshjeje.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.