PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9831, DATË 12.11.2007, “PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH-TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 57/2018, datë 13 shtator 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 57/2018
- Data e miratimit
- 13 shtator 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 138, 26 shtator 2018
- Hyn në fuqi
- 11 tetor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 138, datë 2018-09-26
LIGJ
Nr. 57/2018
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9831, DATË 12.11.2007, “PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH-TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 8, pas pikës 2, shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Në rastin kur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar përfundon me mbylljen e rrethit të familjarëve që nuk jetojnë, të përcaktuar sipas pikës 1, të këtij neni, dëmshpërblimi financiar, për pjesën takuese të tyre, kalon në buxhetin e shtetit.”.
Neni 2
Në nenin 12 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:
“Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se 1 000 000 (një milion) lekë.
Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi 8 000 000 (tetë milionë) lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.