Ligj

PËR EUROBONDIN QË DO TË EMETOHET NGA MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË DHE BLERJEN MBRAPSHT (BUYBACK) TË NJË PJESE TË EUROBONDIT EKZISTUES, MIRATIMIN E PËRJASHTIMEVE NGA TATIMET E TAKSAT DHE TË PARASHIKIMEVE PËR HEQJEN DORË NGA IMUNITETI NË MARRËVESHJET QË DO TË LIDHEN

Ligji nr. 63/2018, datë 20 shtator 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
63/2018
Data e miratimit
20 shtator 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 136, 24 shtator 2018
Hyn në fuqi
24 shtator 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2018-09-24

LIGJ

Nr. 63/2018

PËR EUROBONDIN QË DO TË EMETOHET NGA MINISTRI I FINANCAVE DHE

EKONOMISË DHE BLERJEN MBRAPSHT (BUYBACK) TË NJË PJESE TË

EUROBONDIT EKZISTUES, MIRATIMIN E PËRJASHTIMEVE NGA TATIMET E

TAKSAT DHE TË PARASHIKIMEVE PËR HEQJEN DORË NGA IMUNITETI NË

MARRËVESHJET QË DO TË LIDHEN

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 84, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në marrëveshjet, që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë për emetimin e instrumentit

“Eurobond” dhe blerjen mbrapsht (buyback) të një pjese të Eurobondit ekzistues 450 000 000 (katërqind e

pesëdhjetë milionë) euro, që maturohet në vitin 2020, në përputhje me ligjin nr. 9665, datë 18.12.2006,

“Për huamarrjen shtetërore, borx hin shtetëror dhe garanc itë shtetërore të huas në Republikën e

Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe thelbësisht sipas kushteve të përcaktuara në tekstin e tyre, që i bashkëlidhen

këtij ligji, të lejohen parashikimet për heqjen dorë nga imuniteti.

Neni 2

Mbajtësit e titujve të Eurobondit, menaxherët bashkëdrejtues dhe menaxheri për blerjen mbrapsht të

një pjese të Eurobondit ekzistues 450 000 000 (katërqind e pesëdhjetë milionë) euro, që maturohet në vitin

2020, sipas përcaktimeve në marrëveshjet bashkëlidhur, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat, nga tatimi

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.