Ligj

PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR VLERËSIMIN, NEGOCIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS, ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE I GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR”

Ligji nr. 37/2018, datë 20 shtator 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
37/2018
Data e miratimit
20 shtator 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 154, 29 tetor 2018
Hyn në fuqi
13 nëntor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 154, datë 2018-10-29

LIGJ

Nr. 37/2018

PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR VLERËSIMIN, NEGOCIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS, ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE I GODINËS

SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Objekti

Ky ligj ka për objekt përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është realizimi i projektit për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me palë private.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Autorizim i komisionit të vlerësimit dhe negocimit” është tagri që gëzon komisioni i vlerësimit dhe negocimit për të përfaqësuar pronarin shtet me të drejta të plota, për të vlerësuar dhe tjetërsuar pronat në pronësi të pushtetit qendror apo të vetëqeverisjes vendore për zhvillimin e këtij projekti, sipas pikës 2, të nenit 6, të këtij ligji.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.