Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT OPEC PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID), PËR PROJEKTIN E PUNIMEVE PËR RIPARIME EMERGJENTE TË AUTOSTRADËS TIRANË–ELBASAN

Ligji nr. 62/2018, datë 20 shtator 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
62/2018
Data e miratimit
20 shtator 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 136, 24 shtator 2018
Hyn në fuqi
24 shtator 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2018-09-24

LIGJ

Nr. 62/2018

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË DHE FONDIT OPEC PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID),

PËR PROJEKTIN E PUNIMEVE

PËR RIPARIME EMERGJENTE

TË AUTOSTRADËS

TIRANË–ELBASAN

Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, 84, pika 4, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit OPEC për Zhvillim

Ndërkombëtar (OFID), për projektin e punimeve për riparime emergjente të autostradës Tiranë –Elbasan,

sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI

Gramoz Ruçi

Miratuar në datën 20.9.2018

NR. I HUAS 13406P

PROJEKTI I PUNIMEVE PËR RIPARIME EMERGJENTE TË AUTOSTRADËS

TIRANË–ELBASAN

MARRËVESHJE HUAJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT OPEC PËR ZHVILLIM

NDËRKOMBËTAR (OFID)

Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Fondit të OPEC-ut për Zhvillim

Ndërkombëtar (“OFID”).

Duke pasur parasysh se Huamarrësi ka kërkuar një hua nga OFID-i për financimin e pjesshëm të Projektit të

përshkruar në skedulin 1;

Dhe duke pasur parasysh se OFID-i ka aprovuar një hua për Huamarrësin në shumën e gjashtëmbëdhjetë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.