Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8318, DATË 1.4.1998, “PËR DHËNIEN ME QIRA TË TOKËS BUJQËSORE E PYJORE, TË LIVADHEVE DHE KULLOTAVE QË JANË PASURI SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 65/2018, datë 24 shtator 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
65/2018
Data e miratimit
24 shtator 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 146, 15 tetor 2018
Hyn në fuqi
30 tetor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2018-10-15

LIGJ

Nr. 65/2018

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8318, DATË 1.4.1998, “PËR DHËNIEN ME QIRA TË TOKËS BUJQËSORE E PYJORE, TË LIVADHEVE DHE KULLOTAVE QË JANË PASURI SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8318, datë 1.4.1998, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 6, paragrafi i tretë shfuqizohet.

Neni 2

Pas nenit 16 shtohen nenet 16/1 dhe 16/2 me këtë përmbajtje:

“Neni 16/1

1. Në rastet kur në tokat bujqësore në administrim të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë, objekt i qiradhënies, qiramarrësi kërkon të ndërtojë objekte për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale apo objekte në funksion të agroturizmit, për të cilat kërkohet leje ndërtimi dhe kategoria e resursit ndryshon nga “tokë bujqësore” në “truall”, qiradhënësi mund të japë miratimin, nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

a) Ndërtimi i objekteve të parashikuara në kërkesë të jetë në përputhje me legjislacionin dhe dokumentet e planifikimit të territorit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.