Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AKTIN E GJENEVËS TË MARRËVESHJES SË LISBONËS PËR EMËRTIMET E ORIGJINËS DHE TREGUESIT GJEOGRAFIKË

Ligji nr. 66/2018, datë 24 shtator 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
66/2018
Data e miratimit
24 shtator 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 146, 15 tetor 2018
Hyn në fuqi
30 tetor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2018-10-15

LIGJ

Nr. 66/2018

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AKTIN E GJENEVËS TË MARRËVESHJES SË LISBONËS PËR EMËRTIMET E ORIGJINËS DHE TREGUESIT GJEOGRAFIKË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Aktin e Gjenevës të Marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 24.9.2018

Shpallur me dekretin nr. 10898, datë 10.10.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

AKTI I GJENEVËS

I MARRËVESHJES SË LISBONËS PËR EMËRTIMET E ORIGJINËS DHE TREGUESVE GJEOGRAFIKË

Lista e neneve

Kapitulli I. Hyrja dhe dispozita të përgjithshme

Neni 1. Shprehje të shkurtra

Neni 2. Objekti

Neni 3. Autoriteti Kompetent

Neni 4. Regjistri Ndërkombëtar

Kapitulli II. Zbatimi dhe regjistrimi ndërkombëtar

Neni 5. Zbatimi

Neni 6. Regjistrimi Ndërkombëtar

Neni 7. Tarifat

Neni 8. Periudha e vlefshmërisë së Regjistrimit Ndërkombëtar

Kapitulli III. Mbrojtja

Neni 9. Përkushtimi ndaj mbrojtjes

Neni 10. Mbrojtja sipas ligjeve të Palëve Kontraktuese dhe instrumenteve të tjera

Neni 11. Mbrojtja në lidhje me emërtimet e regjistruara të origjinës dhe të treguesit gjeografik

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.