PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS DHE PROGRAMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “FONDI I INVESTIMEVE SOCIALE IV”
Ligji nr. 68/2018, datë 4 tetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 68/2018
- Data e miratimit
- 4 tetor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 152, 25 tetor 2018
- Hyn në fuqi
- 9 nëntor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 152, datë 2018-10-25
LIGJ
Nr. 68/2018
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES
SË HUAS DHE PROGRAMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË
PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, FONDIT SHQIPTAR TË
ZHVILLIMIT DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E
PROGRAMIT “FONDI I INVESTIMEVE SOCIALE IV”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndryshuese e marrëveshjes së huas dhe e programit ndërmjet Republikës
së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe KfW
Frankfurt am Main, për financimin e programit “Fondi i investimeve sociale IV”, sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 4.10.2018
Shpallur me dekretin nr. 10917, datë 19.10.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3
Tiranë, Shqipëri
Faks: (+355) 4 222 8494
Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Rruga “Sami Frasheri”, nr. 10
Tiranë, Shqipëri
Bashkëpunimi Financiar Gjerman me
Shqipërinë
Dokument ndryshues i Marrëveshjes së
Huas dhe i Programit ndërmjet KfW
Frankfurt am Main, Republikës së
Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.