Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 129, DATË 11.5.2009, “PËR GJENDJEN CIVILE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 69/2018, datë 11 tetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
69/2018
Data e miratimit
11 tetor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 152, 25 tetor 2018
Hyn në fuqi
9 nëntor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 152, datë 2018-10-25

LIGJ

Nr. 69/2018

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 129, DATË 11.5.2009, “PËR

GJENDJEN CIVILE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave dhe të një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2, pika 7, pas fjalëve “janë emrat” shtohen fjalët “dhe mbiemrat”.

Neni 2

Në nenin 27, pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Aktet e lindjes, të martesës dhe të vdekjes, për shtetasit shqiptarë, për shtetasit e huaj dhe ata

pa shtetësi, me banim të përhershëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, të mbajtura nga shërbimi

i gjendjes civile i shteteve të huaja ose nga përfaqësitë tona diplomatike apo konsullore atje, përcillen

në zyrat e gjendjes civile përkatëse për vazhdimin e mëtejshëm të procedurës, nga vetë i interesuari

ose nëpërmjet ministrisë përgjegjëse për punët e ja shtme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes

Civile.”.

Neni 3

Në nenin 33, pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Regjistri Kombëtar administrohet nga institucioni përgjegjës i përcaktuar me vendim të Këshillit

të Ministrave.”.

Neni 4

Në nenin 34 hiqet fjala “bashki”.

Neni 5

Në nenin 36 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.