PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN 2005 TË KONVENTËS PËR NDALIMIN E AKTEVE TË PALIGJSHME KUNDËR SIGURISË SË LUNDRIMIT DETAR, ADERUAR ME LIGJIN NR. 8850/2001, DHE PROTOKOLLIN 2005 TË PROTOKOLLIT PËR NDALIMIN E AKTEVE TË PALIGJSHME KUNDËR SIGURISË SË PLATFORMAVE FIKSE NË SHELFIN KONTINENTAL, ADERUAR ME LIGJIN NR. 8850/2001
Ligji nr. 72/2018, datë 18 tetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 72/2018
- Data e miratimit
- 18 tetor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 162, 15 nëntor 2018
- Hyn në fuqi
- 30 nëntor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 162, datë 2018-11-15
LIGJ
Nr. 72/2018
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN 2005 TË KONVENTËS PËR NDALIMIN E AKTEVE TË PALIGJSHME KUNDËR SIGURISË SË LUNDRIMIT DETAR, ADERUAR ME LIGJIN NR. 8850/2001, DHE PROTOKOLLIN 2005 TË PROTOKOLLIT PËR NDALIMIN E AKTEVE TË PALIGJSHME KUNDËR SIGURISË SË PLATFORMAVE FIKSE NË SHELFIN KONTINENTAL, ADERUAR ME LIGJIN NR. 8850/2001
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin 2005 të Konventës për Ndalimin e Akteve të Paligjshme Kundër Sigurisë së Lundrimit Detar, aderuar me ligjin nr. 8850/2001, dhe Protokollin 2005 të Protokollit për Ndalimin e Akteve të Paligjshme Kundër Sigurisë së Platformave Fikse në Shelfin Kontinental, aderuar me ligjin nr. 8850/2001, sipas teksteve që i bashkëlidhen këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 18.10.2018
Shpallur me dekretin nr. 10940, datë 9.11.2018, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
PROTOKOLLI I 2005 I KONVENTËS
PËR NDALIMIN E AKTEVE TË PALIGJSHME KUNDËR SIGURISË SË LUNDRIMIT DETAR
HYRJE
Shtetet Palë të këtij Protokolli,
duke qenë palë të Konventës për Ndalimin e Akteve të Paligjshme kundër Sigurisë së Lundrimit Detar, bërë në Romë më 10 mars 1988;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.