Ligj

Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin.

Ligji nr. 152/2015, datë 21 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
152/2015
Data e miratimit
21 dhjetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 240, 7 janar 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 240, datë 2015-01-07

LIGJ

Nr. 152/2015

PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton misionin, organizimin, funksionimin, detyrat, të drejtat, statusin e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin në Republikën e Shqipërisë, si dhe rregullon veprimtarinë, marrëdhëniet e punës, garantimin e karrierës dhe vazhdimësinë në detyrë të punonjësve të këtij shërbimi.

Neni 2

Misioni

Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, në vijim shërbimi i MZSH-së, është strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme. Misioni i këtij shërbimi është inspektimi, parandalimi, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Akti i ekspertimit të zjarrit” është akti administrativ, i përpiluar për çdo zjarr të rënë dhe i lëshuar nga shërbimi i MZSH-së, me kërkesë të institucioneve të prokurorisë dhe gjykatës, të shtetasve, personave fizikë e juridikë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.