PËR LIRIMIN E BANESAVE PRONARËVE TË LIGJSHËM NGA QYTETARËT E PASTREHË, BANUES NË BANESAT ISH-PRONË E SUBJEKTEVE TË SHPRONËSUARA
Akti normativ nr. 3/2012, datë 1 gusht 2012, nga Këshilli i Ministrave.
- Numri
- 3/2012
- Data e miratimit
- 1 gusht 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 93, 6 gusht 2012
- Hyn në fuqi
- 6 gusht 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2012-08-06
AKT NORMATIV
Nr. 3, datë 1.8.2012
PËR LIRIMIN E BANESAVE PRONARËVE TË LIGJSHËM NGA QYTETARËT E PASTREHË, BANUES NË BANESAT ISH-PRONË E SUBJEKTEVE TË SHPRONËSUARA
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Lirimin dhe dorëzimin e banesës nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, emrat e të cilëve janë dërguar nga Enti Kombëtar i Banesave në Bankën Kombëtare Tregtare, në vijim referuar BKT, për kreditim, në kushtet deri 30 vjet afat, me 0 (zero) % interes vjetor, sipas programit social të trajtimit me kredi të lehtësuar nga shteti, në zbatim të udhëzimit nr. 6257, datë 2.9.2008 “Mbi përcaktimin e masës së subvencionit për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”, të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, të ndryshuar, apo që duhet të aplikonin për këtë projekt strehimi, brenda datës 1 nëntor 2012.
Neni 2
Ngarkohet Enti Kombëtar i Banesave të dorëzojë në BKT, deri më 5 shtator 2012, listën e qytetarëve të pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, që kanë aplikuar apo nuk kanë aplikuar ende në Entin Kombëtar të Banesave, me gjithë njoftimin publik të bërë më 4.11.2009. Lista publikohet e plotë edhe në faqen zyrtare të Entit Kombëtar të Banesave, brenda datës 5 shtator 2012.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.