PËR PRONAT E PALUAJTSHME TË SHTETIT
Ligji nr. 8743, datë 22 shkurt 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 29 korrik 2020.
- Numri
- 8743
- Data e miratimit
- 22 shkurt 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 23 mars 2001
- Hyn në fuqi
- 7 prill 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2001-03-23
LIGJ
Nr.8743, datë 22.2.2001
PËR PRONAT E PALUAJTSHME TË SHTETIT
Në mbështetje të neneve 41, 78, 83 pika 1 dhe 113 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj përcakton regjimin juridik të llojeve të pronave të paluajtshme të shtetit dhe përgjegjësitë për administrimin e tyre.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllimet e këtij ligji, përkufizimet e mëposhtme kanë këto kuptime:
a)"Pronë e paluajtshme e shtetit" kuptohet prona e paluajtshme e pushtetit qendror dhe e njësive të qeverisjes vendore.
b) "Pronë e paluajtshme publike" kuptohet ajo pjesë e pronave të paluajtshme të shtetit që përmbush funksione themelore dhe të pandashme të shtetit dhe që sjell përfitime në favor të publikut të gjerë.
c) "Inventar i pronave të paluajtshme të shtetit" kuptohet dokumenti ku regjistrohen papaprakisht të gjitha pronat e paluajtshme të shtetit gjatë procesit të identifikimit dhe transferimit të tyre. Në vijim do të quhet "inventari".
KREU II
PËRCAKTIMI I PRONAVE TË SHTETIT
Neni 3
Prona publike
1. I përkasin shtetit dhe bëjnë pjesë në pronat e paluajtshme publike:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 8 qershor 2006 · 9558 · Për një ndryshim në ligjin nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”
- 29 korrik 2020 · 111/2020 · Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.