PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 487, DATË 5.12.2011 “PËR BUXHETIN E VITIT 2012”
Akti normativ nr. 5/2012, datë 26 shtator 2012, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 5/2012
- Data e miratimit
- 26 shtator 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 128, 2 tetor 2012
- Hyn në fuqi
- 2 tetor 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 128, datë 2012-10-02
AKT NORMATIV
Nr. 5, datë 26.9.2012
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 487, DATË 5.12.2011
“PËR BUXHETIN E VITIT 2012”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Mini strit të Financave, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 487, datë 5.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2012”, të bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Fjalia e fundit e paragrafit të parë të nenit 15 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Shuma e transfertës së pakushtëzuar, për çdo njësi të pushtetit vendor paraqitet në kolonën e parë të
tabelës 3, që i bashkëlidhet këtij ligji. Në kolonën 2 të tabelës 3 paraqitet subvencioni për energji elektrike për
funizimin me ujë të pijshën.”.
Neni 2
Transferta e pakushtëzuar dhe su bvencioni për energji elektrike për furnizimin me ujë të pijshëm, të
papërdorura gjatë vitit buxhetor, trashëgohen në vitit buxhetor pasardhës.
Neni 3
Në nenin 18 bëhen këto ndryshime:
1.Paragrafi i parë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar në dobi të palëve
të treta përfituese, për vitin 2012, bëhet 79 965 milionë lekë.”.
2. Në pikën 3, shuma “6 700 milionë lekë” zëvendësohet me “13 700 milionë lekë”.
Neni 4
Ngarkohet Ministri i Financave të nxjerrë udhëzimin përkatës, për zbatimin e neneve 1 e 2 të këtij akti
normativ.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.