PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10487, DATË 5.12.2011“PËR BUXHETIN E VITIT 2012”
Akti normativ nr. 6/2012, datë 12 dhjetor 2012, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 6/2012
- Data e miratimit
- 12 dhjetor 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 161, 18 dhjetor 2012
- Hyn në fuqi
- 18 dhjetor 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 161, datë 2012-12-18
AKT NORMATIV
Nr. 6, datë 12.12.2012
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10487, DATË 5.12.2011
“PËR BUXHETIN E VITIT 2012”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr.10487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 1
Buxheti për vitin 2012 është:
Të ardhurat 332 758 milionë lekë;
Shpenzimet 382 296 milionë lekë;
Deficiti 49 538 milionë lekë.
Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore,
sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.”.
Neni 2
Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 2
Buxheti i shtetit për vitin 2012 është:
Të ardhurat 263 172 milionë lekë;
Shpenzimet 312 710 milionë lekë;
Deficiti 49 538 milionë lekë.”.
Neni 3
Neni 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 3
Buxheti vendor për vitin 2012 është:
Të ardhurat 27 049 milionë lekë;
Nga të cilat:
Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 13 876 milionë lekë;
Të ardhurat 13 173 milionë lekë;
Shpenzimet 27 049 milionë lekë.”.
Neni 4
Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 4
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2012 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.