Akt normativ

Për pajisjen me leje përdorimi të strukturave të ndërtuara me shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit përpara fillimit me efekte të plota të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar

Akti normativ nr. 1/2013, datë 6 shkurt 2013, nga Këshilli i Ministrave.

Numri
1/2013
Data e miratimit
6 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 17, 25 shkurt 2013
Hyn në fuqi
25 shkurt 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 2013-02-25

AKT NORMATIV

Nr. 1, datë 6.2.2013

PËR PAJISJEN ME LEJE PËRDORIMI TË STRUKTURAVE TË NDËRTUARA ME SHKELJE TË KUSHTEVE TË LEJES SË NDËRTIMIT PËRPARA FILLIMIT ME EFEKTE TË PLOTA TË LIGJIT NR. 10 119, DATË 23.4.2009 “PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pajisjen me leje përdorimi të strukturave që kanë përfunduar ndërtimin në datën e fillimit me efekte të plota të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për panifikimin e territorit”, të ndryshuar, pasi të kenë plotësuar dokumentacionin e përcaktuar nga ligji nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disipinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar edhe në rastet kur:

a) aktkontrollet përfundimtare, të kryera nga autoritetet vendore të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, vërtetojnë se strukturat janë ndërtuar në shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit të miratuara, por nuk ndryshojnë sipërfaqet dhe volumin e miratuar në leje;

b) aktkontrollet përfundimtare, të kryera nga autoritetet vendore të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, vërtetojnë se strukturat janë ndërtuar në shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit të miratuara, të shoqëruara me shtesë të sipërfaqes dhe/ose volumit të miratuar në leje të strukturës.

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.