Ligj

PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2017

Ligji nr. 70/2018, datë 18 tetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
70/2018
Data e miratimit
18 tetor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 161, 15 nëntor 2018
Hyn në fuqi
30 nëntor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 161, datë 2018-11-15

LIGJ

Nr. 70/2018

PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2017

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158 të Kushtetutës, si dhe të nenit 63, të ligjit nr. 9936, datë

26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin

e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratimi i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit

Miratohet raporti vjetor i konsoliduar i zbatimit të buxhetit për vitin 2017, sipas dokumenteve të

mëposhtme, pjesë përbërëse të tij, si më poshtë vijon:

a) pasqyrat e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit, për vitin 2017;

b) raporti për zbatimin e buxhetit vjetor 2017, në nivelin e fondeve të miratuara dhe objektivat e

realizuar;

c) raporti për borxhin publik dhe përbërjen e tij, për vitin 2017;

ç) raporti për përdorimin e fondit rezervë dhe të kontingjencës, për vitin 2017;

d) raporti për situatën e kontrollit të brendshëm financiar publik në njësitë e qeverisjes së përgjithshme,

gjatë vitit 2017.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar nё datёn 18.10.2018

Shpallur me dekretin nr. 10938, datë 9.11.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir

Meta

 

Tabela 1 - Shpenzimet buxhetore me programe sipas ML_IB 2017

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.