Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9902, DATË 17.4.2008, “PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 71/2018, datë 18 tetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
71/2018
Data e miratimit
18 tetor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 162, 15 nëntor 2018
Hyn në fuqi
30 nëntor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 162, datë 2018-11-15

LIGJ

Nr. 71/2018

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9902, DATË 17.4.2008, “PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9902, datë 17.4.2008, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 2, fjalia e dytë shfuqizohet dhe shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Zbatimi i dispozitave të këtij ligji nuk cenon zbatimin e dispozitave ligjore që rregullojnë sektorët e veçantë, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi. Dispozitat e këtij ligji zbatohen dhe për ato çështje që nuk rregullohen nga legjislacioni i posaçëm.”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. “Garanci tregtare” është çdo zotim i tregtarit ose prodhuesit (garantuesit) ndaj konsumatorit, përveç detyrimit të tij ligjor lidhur me garantimin e përputhshmërisë, për të rimbursuar çmimin e paguar ose për të zëvendësuar, riparuar apo për t’u bërë shërbim mallrave, në çdo lloj mënyre, nëse ato nuk i plotësojnë specifikimet apo kërkesat e tjera, që nuk kanë të bëjnë me detyrimin ligjor të përputhshmërisë, të parashikuara në deklaratën e garancisë ose në publicitetin përkatës, të disponueshëm deri në kohën e lidhjes së kontratës.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.