PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, SHQIPËRI–KOSOVË 2014–2020, ALOKIMET PËR VITIN 2016
Ligji nr. 73/2018, datë 18 tetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 73/2018
- Data e miratimit
- 18 tetor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 163, 16 nëntor 2018
- Hyn në fuqi
- 1 dhjetor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 163, datë 2018-11-16
LIGJ
Nr. 73/2018
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË
KOSOVËS DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT TË
BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, SHQIPËRI–KOSOVË 2014–2020, ALOKIMET
PËR VITIN 2016
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Marrëveshja e Financimit ndërmjet Kësh illit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë,
Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për programin e veprimit të bashkëpunimit
ndërkufitar IPA II, Shqipëri–Kosovë 2014–2020, alokimet për vitin 2016, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 18.10.2018
Shpallur me dekretin nr. 10941, datë 9.11.2018, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir
Meta
MARRËVESHJE FINANCIMI
KUSHTET SPECIFIKE
Komisioni Evropian, në vijim i referuar si “Komisioni” ose “pala”, i cili vepron në emër të Bashkimit
Evropian, në vijim i referuar si “Unioni”, nga njëra anë, dhe Qeveria e Shqipërisë, e përfaqësuar nga Ministria
e Integrimit Evropian dhe Qeveria e Kosovës* e përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, të referuara
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.