PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 155/2015, “PËR LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 75/2018, datë 25 tetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 75/2018
- Data e miratimit
- 25 tetor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 163, 16 nëntor 2018
- Hyn në fuqi
- 1 dhjetor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 163, datë 2018-11-16
LIGJ
Nr. 75/2018
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 155/2015, “PËR LOJËRAT E
FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen shtesat
dhe ndryshimet si më poshtë:
Neni 1
Përpara nenit 1 shtohet një nen i ri me këtë përmbajtje:
“Neni 1
Përgjegjësia e shtetit
“Organizimi, zhvillimi dhe ndërmjetësimi i lojërave të fatit, basteve sportive dhe lotarisë është
përgjegjësi e shtetit.”.
Neni 2
Neni 1 numërtohet neni 1/1.
Neni 3
Pas nenit 2 shtohet neni 2/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 2/1
Objektivat e ligjit
Ky ligj ka dhe këta objektiva:
1. Parandalimin e varësisë ndaj lojërave të fatit, basteve dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për
një luftë efektive kundër kësaj varësie.
2. Kontrollin e kësaj varësie në kanale të kufizu ara, mbrojtura dhe supervizuara të lojërave të fatit,
për të mos lejuar zhvillimin dhe përhapjen e tyre në mënyrë të paligjshme në tregun e zi.
3. Kundërveprimin për të siguruar të rinjtë dhe lojtarët.
4. Sigurimin që lojërat e fatit të kryhen në përputhj e me dispozitat e këtij ligji dhe lojtarët të jenë të
mbrojtur ndaj praktikave mashtruese të cilat lidhen me krimin.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.