Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9518, DATË 18.4.2006, “PËR MBROJTJEN E TË MITURVE NGA PËRDORIMI I ALKOOLIT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 74/2018, datë 25 tetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
74/2018
Data e miratimit
25 tetor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 166, 21 nëntor 2018
Hyn në fuqi
6 dhjetor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 166, datë 2018-11-21

LIGJ

Nr. 74/2018

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9518, DATË 18.4.2006, “PËR MBROJTJEN E TË MITURVE NGA PËRDORIMI I ALKOOLIT”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e deputetit Erjon Braçe,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në titullin e ligjit, pas fjalëve “nga përdorimi i alkoolit” shtohen fjalët “pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar”.

Neni 2

Neni 1 riformulohet si më poshtë:

“Neni 1

Qëllimi i ligjit

“Ky ligj ka si qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i alkoolit, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar nëpërmjet përdorimit të tyre nga të miturit.”.

Neni 3

Në nenin 2, “Objekti i ligjit”, bëhen këto ndryshime:

1. Në paragrafin e pare, pas fjalëve “të pijeve alkoolike” shtohen fjalët “dhe pijeve energjike”.

2. Pas paragrafit të dytë shtohen paragrafi i tretë dhe i katërt me këtë përmbajtje:

“Në këtë ligj, “pije energjike” konsiderohen ato pije joalkoolike, në të cilat përmbajtja totale e kafeinës tejkalon sasinë 150 mg/l dhe që në përbërje të tyre kanë të paktën një ose më shumë substanca stimuluese ose tonike, të tilla si: taurinë, D-glukuronon y-lakton, guaranë, maltodekstrin, xhensen, karnitinë, kreatinë dhe gingko biloba.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.