PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË SË BASHKIMIT EVROPIAN PËR BASHKËPUNIMIN E ZBATIMIT TË LIGJIT, MBI VENDOSJEN E OFICERIT NDËRLIDHËS TË EUROPOLIT
Ligji nr. 77/2018, datë 1 nëntor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 77/2018
- Data e miratimit
- 1 nëntor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 163, 16 nëntor 2018
- Hyn në fuqi
- 1 dhjetor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 163, datë 2018-11-16
LIGJ
Nr. 77/2018
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË SË BASHKIMIT EVROPIAN PËR BASHKËPUNIMIN E ZBATIMIT TË LIGJIT, MBI VENDOSJEN
E OFICERIT NDËRLIDHËS TË EUROPOLIT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin e Zbatimit të Ligjit, mbi vendosjen e oficerit ndërlidhës të Europolit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 1.11.2018
Shpallur me dekretin nr. 10943 , datë 9.11.2018, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
MARRËVESHJE
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË SË BASHKIMIT EVROPIAN PËR BASHKËPUNIMIN E ZBATIMIT TË LIGJIT MBI VENDOSJEN E OFICERIT NDËRLIDHËS TË EUROPOLIT
Republika e Shqipërisë, në vijim e referuar si “Shqipëria” dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin e Zbatimit të Ligjit, në vijim e referuar si “Europol”, në vijim, bashkërisht të referuara si “Palët” ose individualisht si “Palë”.
Neni 1
Oficeri ndërlidhës i Europolit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.