Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar

Ligji nr. 78/2025, datë 4 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
78/2025
Data e miratimit
4 dhjetor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 238, 23 dhjetor 2025
Hyn në fuqi
7 janar 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 238, datë 2025-12-23

LIGJ

Nr. 78/2025

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8454, DATË 4.2.1999,

“PËR AVOKATIN E POPULLIT”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2, shkronja “a”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozim

të një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më

poshtë:

Neni 28 ndryshohet si më poshtë:

Neni 1

“Neni 28

1. Raporti vjetor dhe raportet e veçanta të Avokatit miratohen nga Avokati i Popullit dhe më pas

publikohen në faqen zyrtare të institucionit të Avokatit të Popullit. Raportet e miratuara dhe të

publikuara depozitohen menjëherë pranë Kuvendit për shqyrtim.

2. Raporti vjetor i Avokatit të Popullit shqyrtohet në Kuvend brenda 3 (tre) muajve nga depozitimi.

3. Raportet e veçanta të Avokatit të Popullit diskutohen në Kuvend brenda 2 (dy) muajve nga

depozitimi.

4. Në çdo rast të shqyrtimit të këtyre raporteve nga Kuvendi, Avokati i Popullit publikon,

gjithashtu, rezolutën e Kuvendit.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 4.12.2025.

Shpallur me dekretin nr. 486, datë 17.12.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.