PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJINNR. 9426, DATË 6.10.2005, “PËRMBARËSHTIMIN E BLEGTORISË”,TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 79/2018, datë 15 nëntor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 79/2018
- Data e miratimit
- 15 nëntor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 172, 5 dhjetor 2018
- Hyn në fuqi
- 20 dhjetor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2018-12-05
LIGJ
Nr. 79/2018
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN
NR. 9426, DATË 6.10.2005, “PËR MBARËSHTIMIN E BLEGTORISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9426, datë 6.10. 2005, “Për mbarështimin e blegtorisë”, të ndryshuar, bëhet
ndryshimi si më poshtë:
Neni 1
Neni 53 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 53
Stacioni i ndërzimit natyror
1. Veprimtaria e ndërzimit natyror ushtrohet në mënyrë të lirë nga stacioni i ndërzimit natyror,
nëse ai plotëson kriteret për personelin teknik, pajisjet, mjetet dhe riprodhuesit meshkuj.
2. Kushtet e hollësishme teknike për ushtrimin e veprimtarisë në stacionet e ndërzimit natyror
miratohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet e bujqësisë dhe të blegtorisë.
3. Subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e ndër zimit natyror duhet të kenë të regjistruar në
regjistrin tregtar si objekt veprimtarie kryerjen e kësaj veprimtarie.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 15.11.2018
Shpallur me dekretin nr. 10978, datë 27.11.2018, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir
Meta
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.