Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8331, DATË 21.4.1998, “PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 80/2018, datë 15 nëntor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
80/2018
Data e miratimit
15 nëntor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 172, 5 dhjetor 2018
Hyn në fuqi
20 dhjetor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2018-12-05

LIGJ

Nr. 80/2018

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8331, DATË 21.4.1998, “PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998, “Për ekzekutimin e vendimeve penale” të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 1, paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:

“Ky ligj ka për objekt vënien në ekzekutim të vendimeve gjyqësore penale dhe urdhërimeve të tjera ligjore, ndaj të dënuarve, si dhe përcaktimin e mënyrës së vuajtjes së dënimeve dhe të dënimeve alternative, me përjashtim të dënimit me burgim. Mënyra e vuajtjes së dënimit me burgim rregullohet me ligj të posaçëm.”.

Neni 2

Titulli i nenit 2 bëhet “Kuptimi i ekzekutimit”.

Neni 3

Neni 4 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 4

Parimi i barazisë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.