Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT NDËRKOMBËTAR PËR PERSONAT E ZHDUKUR (ICMP)

Ligji nr. 83/2018, datë 15 nëntor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
83/2018
Data e miratimit
15 nëntor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 172, 5 dhjetor 2018
Hyn në fuqi
20 dhjetor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2018-12-05

LIGJ

Nr. 83/2018

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT NDËRKOMBËTAR PËR PERSONAT E ZHDUKUR (ICMP)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 15.11.2018

Shpallur me dekretin nr. 10982, datë 27.11.2018, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT NDËRKOMBËTAR PËR PERSONAT E ZHDUKUR

(të referuara bashkërisht si “Palët” ose individualisht si “Palë”)

Me dëshirën për të mbrojtur të drejtat e anëtarëve të familjes të personave të zhdukur, veçanërisht duke siguruar që vendndodhja e të zhdukurve dhe rrethanat e zhdukjes së tyre të hetohen në mënyrë efektive;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.