Akt normativ

Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme

Akti normativ nr. 2/2013, datë 2 maj 2013, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
2/2013
Data e miratimit
2 maj 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 70, 6 maj 2013
Hyn në fuqi
6 maj 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 70, datë 2013-05-06

AKT NORMATIV

Nr. 2, datë 2.5.2013

PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme për individët

1. Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në datën 31 tetor 2013, të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut.

2. Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

3. Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit.

4. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme llogarisin diferencën ndërmjet çmimit të kontratës së regjistruar në këtë zyrë dhe vlerës së pasqyruar në aktekspertin, si dhe tarifën që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.

5. Në rast se individi zgjedh që rivlerësimi të kryhet nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme me çmimet minimale fiskale, atëherë ky fakt shprehet në aplikimin e tij për rivlerësim.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.