PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, QË NDRYSHON MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E DREJTËSISË SË BASHKIMIT EVROPIAN
Ligji nr. 82/2018, datë 15 nëntor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 82/2018
- Data e miratimit
- 15 nëntor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 172, 5 dhjetor 2018
- Hyn në fuqi
- 20 dhjetor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2018-12-05
LIGJ
Nr. 82/2018
PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, QË NDRYSHON MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E DREJTËSISË SË BASHKIMIT EVROPIAN
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet memorandumi i mirëkuptimit, që ndryshon memorandumin e mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e drejtësisë së Bashkimit Evropian, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 15.11.2018
Shpallur me dekretin nr. 10981, datë 27.11.2018, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
KOMISIONI EVROPIAN
Bruksel, 11.1.2018
C (2018) 48 përfundimtar
Shtojcë e vendimit të Komisionit, që miraton në emër të Bashkimit Evropian një Memorandum Mirëkuptimi për ndryshimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Drejtësisë së BE-së, lidhur me objektivin që lidhet me lëndët narkotike të Programit të Drejtësisë së BE-së.
MEMORANDUM MIRËKUPTIMI
QË NDRYSHON MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.