PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME VENDIN PRITËS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ZYRËS RAJONALE PËR BASHKËPUNIM RINOR
Ligji nr. 85/2018, datë 15 nëntor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 85/2018
- Data e miratimit
- 15 nëntor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 172, 5 dhjetor 2018
- Hyn në fuqi
- 20 dhjetor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2018-12-05
LIGJ
Nr. 85/2018
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME VENDIN PRITËS NDËRMJET
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ZYRËS RAJONALE PËR BASHKËPUNIM RINOR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja me vendin pritës ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Rajonale
për Bashkëpunim Rinor, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 15.11.2018
Shpallur me dekretin nr. 10983, datë 27.11.2018, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
MARRËVESHJA E VENDIT PRITËS
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ZYRËS RAJONALE PËR
BASHKËPUNIMIN RINOR
Republika e Shqipërisë, që në vijim do të quhet “Vendi Pritës” dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunimin
Rinor, që në vijim do të quhet “ZRBR”, të dyja në vijim do të quhen “Palët”;
Referuar në “Marrëveshjen për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor”, nënshkruar në
Paris, më 4 korrik 2016;
Duke theksuar që Marrëveshja bën të mundur vendosjen e Selisë së Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin
Rinor në Tiranë, në Republikën e Shqipërisë;
Me vullnetin për të rregulluar privilegjet dhe imunitetet e nevojshme për funksionimin dhe realizimin
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.