PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR. 1, TË MARRËVESHJES SË HUAS, TË DATËS 31.12.2012, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (EBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË PËRMIRËSIMIT TË SIGURISË SË DIGËS NË HIDROCENTRALIN E KOMANIT, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 103/2013
Ligji nr. 88/2018, datë 22 nëntor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 88/2018
- Data e miratimit
- 22 nëntor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 168, 26 nëntor 2018
- Hyn në fuqi
- 26 nëntor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 168, datë 2018-11-26
LIGJ
Nr. 88/2018
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR. 1, TË MARRËVESHJES SË
HUAS, TË DATËS 31.12.2012, NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
(EBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË PËRMIRËSIMIT TË SIGURISË SË
DIGËS NË HIDROCENTRALIN E KOMANIT, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 103/2013
Në mbështetje të neneve 78, 83 , pika 1, 84, pika 4, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndryshue se nr. 1, e marrëveshjes së huas, e datës 31.12.2012, ndërmjet
Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), për financimin e
projektit të përmirësimit të sigurisë së digës në Hidrocentralin e Komanit, ratifikuar me ligjin nr. 103/2013,
sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
Gramoz Ruçi
Miratuar në datën 22.11.2018
(Numri i veprimit 43125)
MARRËVESHJA NDRYSHUESE NR. 1,
E MARRËVESHJES SË HUAS, E DATËS 31 DHJETOR 2012, NDËRMJET REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË
DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE PËR ZHVILLIM (PROJEKTI I
PËRMIRËSIMIT TË SIGURISË SË DIGËS NË HIDROCENTRALIN E KOMANIT)
Datë 28 shtator 2018
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.