PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 018, DATË 13.11.2008, “PËR AVOKATURËN E SHTETIT”
Ligji nr. 86/2018, datë 22 nëntor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 86/2018
- Data e miratimit
- 22 nëntor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 177, 14 dhjetor 2018
- Hyn në fuqi
- 29 dhjetor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2018-12-14
LIGJ
Nr. 86/2018
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 018, DATË 13.11.2008, “PËR AVOKATURËN E SHTETIT”
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, fjalët “ministrit të Drejtësisë” zëvendësohen me fjalën “Kryeministrit”.
2. Pika 2, ndryshohet si më poshtë:
“2. Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike. Asistenca juridike përfshin shërbimin këshillimor dhe të përfaqësimit dhe jepet ekskluzivisht nga avokatët e shtetit për personat juridikë dhe sipas funksioneve të përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji.”.
3. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:
“4. Avokatura e Shtetit financohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme.”.
Neni 2
Në nenin 3, pas fjalëve “të eficiencës” shtohen fjalët “të konfidencialitetit”.
Neni 3
Në nenin 4 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në pikën 2, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:
“d) Kolegji i Avokaturës së Shtetit”.
2. Në pikën 3, shkronja “b”, pas fjalëve “avokatët e shtetit” shtohen fjalët “ose zyrat e Avokaturës së Shtetit”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.