PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 98/2018, datë 3 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 98/2018
- Data e miratimit
- 3 dhjetor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 187, 28 dhjetor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 187, datë 2018-12-28
LIGJ
Nr. 98/2018
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 41, “Aplikimi i pullave fiskale”, pika 5, ndërmjet fjalëve “cigareve” dhe “poshtë” shtohen fjalët “dhe te duhani i grirë”.
Neni 2
Në nenin 78, “Përkufizime”, pas pikёs 6 shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:
“7. Duhan me ngrohje, klasifikuar me kodin 2403 90 90 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, cilësuar si produkte duhani të riformuara edhe me substanca të tjera, që konsumohet nga një proces ngrohjeje, nëpërmjet një aparati elektronik për ngrohje duhani, të klasifikuar në kodin 8543 70 90, i cili lejon përdoruesin të thithë avujt nga duhani që gjendet në të.”.
Neni 3
Neni 80/1 ndryshohet si mё poshtё:
“Neni 80/1
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.