Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 95/2018, datë 3 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
95/2018
Data e miratimit
3 dhjetor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 187, 28 dhjetor 2018
Hyn në fuqi
12 janar 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 187, datë 2018-12-28

LIGJ

Nr. 95/2018

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 113, pika 1, shkronja “ç”, 155 e 157, pika 3, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3, “Përkufizime”, pika 5 ndryshohet si më poshtë:

“5. “Niveli tregues i taksës” janë nivelet e taksave të parashikuara sipas këtij ligji, si dhe në anekset bashkëlidhur ligjit.”.

Neni 2

Në nenin 5, “Rregulla të përbashkëta për taksat vendore”, në fjalinë e parë, fjala “këshilli i bashkisë:” zëvendësohet me fjalët “bashkia, nëpërmjet këshillit bashkiak:”.

Neni 3

Në nenin 21, “Rregulla të përbashkëta të taksës mbi pasurinë e paluajtshme”, bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 2.1, fjalët “, në anekset 2 dhe 2.1,” zëvendësohen me fjalët “, në anekset 1 dhe 2,”.

2. Në pikën 3, fjalët “të parashikuar në aneksin 2,” zëvendësohen me fjalёt “të parashikuar në aneksin 1,”.

Neni 4

Në nenin 22, “Taksa mbi ndërtesat”, pika 6, bëhen këto ndryshime:

1. Shkronja “ë” ndryshohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.