PËR BUXHETIN E VITIT 2019
Ligji nr. 99/2018, datë 3 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 30 janar 2020.
- Numri
- 99/2018
- Data e miratimit
- 3 dhjetor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 183, 21 dhjetor 2018
- Hyn në fuqi
- 5 janar 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 183, datë 2018-12-21
LIGJ
Nr. 99/2018
PËR BUXHETIN E VITIT 2019
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 158 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
BUXHETI
Neni l
Buxheti për vitin 2019 është:
Të ardhurat | 486 677 milionë lekë;
Shpenzimet | 519 577 milionë lekë;
Deficiti | 32 900 milionë lekë.
Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.
Neni 2
Buxheti i shtetit për vitin 2019 është
Të ardhurat | 364 945 milionë lekë;
Shpenzimet | 397 845 milionë lekë;
Deficiti | 32 900 milionë lekë.
Neni 3
Buxheti vendor për vitin 2019 është:
Të ardhurat 51 286 milionë lekë;
Nga të cilat:
- transferta e pakushtëzuar e përgjithshme | 17 632 milionë lekë;
- transferta e pakushtëzuar sektoriale | 7 443 milionë lekë;
- Të ardhura të tjera | 26 211 milionë lekë;
Shpenzimet | 51 286 milionë lekë.
Neni 4
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2019 është:
l. Sigurimi i detyrueshëm, programet kompensuese dhe trajtimet e veçanta.
Të ardhurat, gjithsej | 127 244 milionë lekë;
Nga të cilat: |
- kontributet | 82 896 milionë lekë;
- transferimet nga buxheti i shtetit | 42 038 milionë lekë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 4 nëntor 2019 · 73/2019 · Për miratimin e aktit normativ , me fuqinë e ligjit, nr.2, datë 2.10.2019, të Këshillit të Ministrave, " Për disa ndryshime në ligjin nr.99/2018 "Për buxhetin e vitit 2019"
- 30 janar 2020 · 2/2020 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 11,datë 24.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2018 ‘Për buxhetin e vitit 2019’”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.