PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 97/2018, datë 3 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 97/2018
- Data e miratimit
- 3 dhjetor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 187, 28 dhjetor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 187, datë 2018-12-28
LIGJ
Nr. 97/2018
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008,
“PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 113, pika 1, shkronja “ç”, 155 dhe 157, pika 3, të Kushtetutës,
me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 40, “Regjistrimi i personave, që ushtrojnë veprimtari tregtare dhe jotregtare”, në fund të pikës
1 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
“Një person fizik me të njëjtin numër të identifikimit personal regjistrohet vetëm një herë nga Qendra
Kombëtare e Biznesit. Atij i lind e drejta të regjistrohet dhe të pajiset me një NIPT/NUIS të ri nga Qendra
Kombëtare e Biznesit, vetëm mbas çregjistrimit të NIPT-it/NUIS-it ekzistues.”.
Neni 2
Në nenin 43, “Përditësimi i të dhënave të regjistr imit”, pas pikës 1/1 shtohet pika 1/2 me këtë
përmbajtje:
“1/2. Edhe personi fizik tregtar i pajisur me NIPT/NUIS, për çdo veprimtari të re që kërkon të
regjistrojë, pajiset me një certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me
numër serial të ndryshëm, me qëllim identifikimin e vendndodhjes të veprimtarisë së re.”.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.