PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN E LISBONËS PËR MBROJTJEN E EMËRTIMEVE TË ORIGJINËS DHE REGJISTRIMIN E TYRE NDËRKOMBËTAR
Ligji nr. 90/2018, datë 3 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 90/2018
- Data e miratimit
- 3 dhjetor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 181, 21 dhjetor 2018
- Hyn në fuqi
- 5 janar 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 181, datë 2018-12-21
LIGJ
Nr. 90/2018
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN E
LISBONËS PËR MBROJTJEN E EMËRTIMEVE TË ORIGJINËS DHE
REGJISTRIMIN E TYRE NDËRKOMBËTAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen e Lisbonës për mbrojtjen e emërtimeve të origjinës
dhe regjistrimin e tyre ndërkombëtar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e
tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 3.12.2018
Shpallur me dekretin nr. 11001, datë 18.12.2018, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
MARRËVESHJA E LISBONËS
PËR MBROJTJEN E EMËRTIMEVE TË ORIGJINËS DHE REGJISTRIMIN E TYRE
NDËRKOMBËTAR, E DATËS 31 TETOR 1958, E RISHIKUAR NË STOKHOLM NË
DATËN 14 KORRIK 1967 DHE E NDRYSHUAR NË DATËN
28 SHTATOR 1979
Neni 1
Themelimi i një Unioni të Posaçëm; mbrojtja e emërtimeve të origjinës të regjistruara në
Byronë Ndërkombëtare1
1. Vendet ku zbatohet kjo Marrëveshje formojnë një Union të Posaçëm në kuadër të Unionit për
Mbrojtjen e Pronësisë Industriale.
2. Ata marrin përsipër të mbrojnë brenda territoreve të tyre, në përputhje me kushtet e kësaj
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.