Për pranimin e ndryshimeve të statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Krimin e Agresionit, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002
Ligji nr. 68/2025, datë 4 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 68/2025
- Data e miratimit
- 4 dhjetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 238, 23 dhjetor 2025
- Hyn në fuqi
- 7 janar 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 238, datë 2025-12-23
LIGJ
Nr. 68/2025
PËR PRANIMIN E NDRYSHIMEVE TË STATUTIT TË ROMËS PËR GJYKATËN
NDËRKOMBËTARE PENALE PËR KRIMIN E AGRESIONIT, RATIFIKUAR
ME LIGJIN NR. 8984, DATË 23.12.2002
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin
e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Pranohen ndryshimet e Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për krimin e
agresionit, bërë në Kampala, më 11 qershor 2010, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002,
sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 4.12.2025.
Shpallur me dekretin nr. 485, datë 17.12.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
(XVIII. 10)
ADRESA POSTARE – ADRESSE POSTALE. UNITED NATIONS, N.Y. 10017
ADRESA KABLLORE – ADRESSE TELEGRAPHIQUE UNATIONS NEW YORK
Referencë: C.N.651.2010.TREATIES-8 (Njoftim për depozituesin)
STATUTI I ROMËS PËR GJYKATËN NDËRKOMBËTARE PENALE
ROMË, 17 KORRIK 1998
NDRYSHIME NË STATUTIN E ROMËS PËR GJYKATËN NDËRKOMBËTARE PENALE
KAMPALA, 11 QERSHOR 2010
MIRATIMI I NDRYSHIMEVE PËR KRIMIN E AGRESIONIT
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, duke vepruar në cilësinë e tij si depozitues,
raporton si vijon:
Më 11 qershor 2010, në Konferencën e Rishikimit të Statutit të Romës, të mbajtur në Kampala,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.