Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 93/2018, datë 3 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
93/2018
Data e miratimit
3 dhjetor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 187, 28 dhjetor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 187, datë 2018-12-28

LIGJ

Nr. 93/2018

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 3, “Llojet e taksave kombëtare”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pikat 8 dhe 8/1 riformulohen si më poshtë:

“8. Taksa e materialeve/artikujve plastikë dhe e ambalazheve prej plastike/qelqi.”.

8/1. Materiale/artikuj plastikë konsiderohen mallrat e importuara sipas kapitullit 39 të NKM-së.”.

2. Pas pikës 8/1 shtohet pika 8/2 me këtë përmbajtje:

“8/2. Ambalazh plastik/qelqi është çdo material paketues, që shërben për paketimin e produkteve, i cili mund ta mbulojë tërësisht ose pjesërisht atë, me qëllim mbrojtjen e produktit nga ndotja, infeksionet, nga ndikimet që ulin cilësinë dhe/ose vlerën e tij dhe që e bëjnë të përshtatshëm për transport, tregtim e përdorim. Një ambalazh mund të përmbajë disa njësi ose tipa ambalazhesh.”.

Neni 2

Në nenin 4, “Niveli i taksave kombëtare”, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.