PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 96/2018, datë 3 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 96/2018
- Data e miratimit
- 3 dhjetor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 187, 28 dhjetor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 187, datë 2018-12-28
LIGJ
Nr. 96/2018
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI
VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 , pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen
shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 49, “Shkallët e reduktuara”, pas pikës 5 shtohen pikat 6, 7 dhe 8 me këtë përmbajtje:
“6. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të
reklamave nga media audiovizive, është 6 për qind.
7. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e mjeteve të transportit
publik tё licencuar të udhëtarëve me autobus me nëntë plus një vende ose më shumë, vetëm me motor
elektrik, është 6 për qind deri në datën 31 dhjetor 2021. Nga data 1 janar 2022 shkalla e reduktuar e tatimit
mbi vlerën e shtuar që aplikohet për këtë furnizim është 10 për qind.
8. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e librave të çdo lloji,
është 6 për qind.”.
Neni 2
Në nenin 51, “Përjashtimi i disa veprimtarive me interes të përgjithshëm”, pas shkronjës “m” shtohen
shkronjat “n”, “nj” dhe “o” me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.