PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9643, DATË 20.11.2006, “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 103/2018, datë 13 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 103/2018
- Data e miratimit
- 13 dhjetor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 181, 21 dhjetor 2018
- Hyn në fuqi
- 5 janar 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 181, datë 2018-12-21
LIGJ
Nr. 103/2018
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN
NR. 9643, DATË 20.11.2006,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokur imin publik”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet si
më poshtë:
Neni 1
Në nenin 45 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Autoriteti kontraktor skualifi kon nga procedura e përzgjedhjes së fituesve të kontratave publike
çdo operator ekonomik, nëse është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë
nga veprat penale të mëposhtme:
a) pjesëmarrje në grup të strukt uruar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë
terroriste;
b) korrupsion;
c) mashtrim;
ç) pastrim parash ose financim i terrorizmit;
d) vepra me qëllime terrori ste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste;
dh) organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe
i veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;
e) falsifikim;
ë) shfrytëzim i punës së të miturve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.
Detyrimi për të skualifikuar një operator ekonomik zbatohet edhe kur personi i dënuar me një
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.